Presidenti Thaçi: Taksa 100 për qind ndaj Serbisë duhet të pezullohet! - Bota Sot
Presidenti Thaçi: Taksa 100 për qind ndaj Serbisë duhet të pezullohet!

Aktuale

Presidenti Thaçi: Taksa 100 për qind ndaj Serbisë duhet të pezullohet!

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:36
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se taksa e vendosur ndaj Serbisë duhet të pezullohet.

“Nuk ka çmim dhe kauzë që do të mund të cenojë partneritetin e popullit të Kosovës me SHBA. Mund të jetë cenim i qeverisë amerikane në raport me ndonjë politikë të gabuar të qeverisë së Kosovës”, deklaroi Thaçi për Top Channel.

‘Kosova gjithnjë ka qenë e bekuar që ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë produkt kryekëput i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rezistencës që kemi zhvilluar në Kosovë. Çdo herë që Kosova ka qenë e koordinuar me Bashkimin Europian dhe para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalur mirë dhe fitues dhe pa hezitim ne do të respektojmë këto këshilla në mënyrë që kjo vështirësi apo kjo rrethanë vështirësuese që është paraqitur të tejkalohet dhe do të vazhdohet me partneritetin special, strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova gjithashtu është me fat dhe ndihem shumë krenar si president i vendit që kemi popullatën më proamerikane në botë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që të kemi qasje të gabuar në raport me SHBA’të po as me zhvillimin në Kosovë dhe rajon nga qeveria e Kosovës’, tha Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...