Kamarieri nga Kosova nuk e la të paguai gazetarin amerikan: Ju na shpëtuat!

Aktuale

Kamarieri nga Kosova nuk e la të paguai gazetarin amerikan: Ju na shpëtuat!

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 20:23
Nolan Peterson

Në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, veç qytetarëve të vendit, në shtetin e ri erdhën edhe gazetarë të huaj për të parë nga afër këtë festë.

Madje, gazetari amerikan Nolan Peterson nga The Daily Signal përmes rrjetit të tij social është shprehur të jetë i befasuar nga mikpritja që iu bë në Prishtinë.

Ai ka rrëfyer se si një kamarier e qerasi me drekë dhe kafe, pikërisht për shkak se shteti i tij ka ndihmuar Kosovën, gjatë luftës në Kosovë:

“Sot në Kosovë u festua 11 vjetori i Pavarësisë. Para paradës, drekova në një lokal në Prishtinë.

Kur e pyeta kamerierin për kupon fiskal ai qeshi dhe më tha, “E ke nga shtëpia”.

E pyeta pse.

“Vendi juaj e shpëtoi timin”, më tha, “Më e pakta që mund të bëj është të t’qeras me me një darkë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat