Sa po funksionojnë kamerat në testimet e pajisjes me patentë-shoferë?

Aktuale

Sa po funksionojnë kamerat në testimet e pajisjes me patentë-shoferë?

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Testimi teorik dhe ai praktik për pajisje me patentë shofer tashmë bëhet nën monitorimin e kamerave.

I gjithë sistemi i kamerave është bërë për shkak të ankesave që kishte pranuar Ministria e Infrastrukturës së aty po zhvillohet korrupsioni.

Lidhur me funksionimin e këtyre kamerave, media ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës të cilët kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë ankesë lidhur me mundësinë e marrjes së ryshfetit nga personat përgjegjës për pajisjen e qytetarëve me patentë shofer.

“Nuk ka pasur ende asnjë ankesë lidhur me këtë çështje për të cilën e keni parashtruar pyetjen.Provimi praktik është transparent dhe i monitoruar përmes kamerave, nëse hasim në dukuri të tilla negative, ne do të marrim masat ligjore ndaj personave zyrtarë”, u tha në një përgjigje nga MIT.

Ndryshe kanë qenë të shumta rastet kur në media është raportuar për  korrupsionin me patentë shofer apo qartazi dhënien e ryshfetit.

Edhe pse akterët institucional prej kohësh besojnë se sistemi i instalimit të kamerave do të ulë mundësinë e rritjes së kësaj dukurit, kjo gjë vazhdon të jetë mjaft aktive.

“Procesi i monitorimit të kamerave në pjesën praktike në NJPSH-ve bëhet nga zyrtarët përkatës  dhe janë përgjegjës për ruajtjen e të dhënave dhe video incizimeve. Të njëjtit obligohen që në rast të evidentimit të ndonjë parregullsie eventuale gjatë testimit, të njoftojnë me kohë Udhëheqësin e Divizionit për Pyetës”, u tha tutje në përgjigjen e MIT.

Për funksionimin e këtyre kamerave, media ka kontaktuar edhe Nol Dedajn, Ekspert i komunikacionit në Kosovë.

Sipas Dedajt kamerat për monitorim nuk e avancojnë programin dhe as nuk e parandalojnë korrupsionin.

“Me avancimin e programit zvogëlohet korrupsioni më minimum, në këtë mënyrë mund të kontrollohet çdo segment nga paraqitja e deri në lëshimin e certifikatës së patentë shoferit dhe mbikëqyret edhe puna e auto-shkollave.Duhet të fillohet nga zhvillimet e programeve të edukimit në auto-shkolla, duke avansuar standardet europiane pastaj duke i avansuar njohurit e instruktorëve me trajnime të avansuara për ngasje të sigurt të automjeteve të  kategorive të caktuara”, ka thënë Dedaj.

Tutje i njëjti ka shtuar se MIT duhet të zhvillojë testimin teorik, pasi kandidatët nuk do të duhej të prisnin 15 ditë, kur munden në çdo kohë të testohen.

“MIT duhet të zhvillojë testimin s ai përket testimit teorik. P.SH pse duhet kandidati të pres 15 ditë për testim teorik kur mundet në çdo kohë me u testu meqë testimi duhet të bëhet me permutacion të pyetjeve, në këtë mënyrë kërkohet që transparenca të jetë shumë më e madhe”, ka përfunduar Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat