Deliu: Ditët në vijim do të ketë hapa konkret për taksën

Aktuale

Deliu: Ditët në vijim do të ketë hapa konkret për taksën

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:39
Blerta Deliu

“Pengesat e Serbisë kanë qenë sistematike. Serbia as në implementimin e marrëveshjeve të Brukselit nuk ka treguar kurajë. Taksa ka prodhuar efekte e ka thënë edhe kryetari Kadri Veseli”, është shprehur ajo në Sytë Shtatë.

Deliu-Kodra që vjen prej partisë që ka kërkuar pezullimin e taksës për 120 ditë, ka thënë se në ditët në vijim do të merren hapa konkret në këtë çështje.

“Kosova nuk do të bëhej e pavarur pa ndihmën e miqve. Duhet të jemi të kujdesshëm që t’i ruajmë raportet më miqtë tanë ndërkombëtarë. Besoj shumë se gjatë ditëve në vazhdim do të kemi hapa konkret që do ta dëshmojnë seriozitetin e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat