Haradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë

Aktuale

Haradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:43
Ramush Haradinaj me një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë

Një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë është duke qëndruar në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar mëngjesin e sotëm me delegacionin amerikan të senatorëve dhe kongresistëve të cilët po qëndrojnë në Kosovë. 

Pjesë e këtij takimi ishin edhe personalitete nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.  

“Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat