Thaçi për Bloomberg: Viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes - Bota Sot
Thaçi për Bloomberg: Viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes

Aktuale

Thaçi për Bloomberg: Viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi në një intervistë për “Bloomberg”, ka thënë se beson që viti 2019, do jetë viti i marrëveshjes, “Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes”, ngase sipas tij, “Kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mund të ecin përpara”.

Duke folur për këtë marrëveshje, i pari i Kosovës, ka thënë se një marrëveshje e tillë do duhej të mbyllte “të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

I pyetur se pse ishte optimist se dallimet mund të kapërcehen tani, ai ka thënë se tani ekziston një “momentum i ri me fokus dhe vëmendje të shtuar të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.

Ndërsa, kur është pyetur nëse ka presion që të kryhet marrëveshja para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin maj, ai ka thënë: “Sa më shpejtë aq më mire”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...