“Dardanët me plisin e lashtë janë rikthy n’histori”

Aktuale

“Dardanët me plisin e lashtë janë rikthy n’histori”

Nga: N. Sh Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:10
Flamuri i Kosovës dhe plisi

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi përmes një postimi në Facebook, thotë se, “dardanët me plisin e lashtë janë rikthy në histori”.

Matoshi shtetin e quan brend, kurse flamurin ikonë të tij.

Sipas tij, flamuri i Kosovës nuk është vetëm simbol që na e përkujton se çka ishim dje, por na rrëfen edhe atë se çka do të jemi nesër.

“Nuk është dukja vizuale e flamurit ajo që shpreh krenarinë e qytetarëve, por është krenaria e tyre ajo që reflekton fuqinë e flamurit...”, shkruan Matoshi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Shikojeni këtë fotografi - Dardanët me plisin e lashtë janë rikthy n’histori

Shteti është brend, kurse flamuri fotografi - ikonë e tij.

Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se ç‘ishim dje, por na rrëfen edhe ç‘do të jemi nesër.

Fuqia e tij ikonike duhet të na mbajë bashkë në komb.

Fuqia ikonike e flamurit rritet sa më shumë që qytetarëve u rritet mirëqenia, vetërespekti, sa më shumë që janë të lumtur.

Nuk është dukja vizuale e flamurit ajo që shpreh krenarinë e qytetarëve, por është krenaria e tyre ajo që reflekton fuqinë e flamurit...

Nëse në shtet mbretëron drejtësia, demokracia dhe liria, siguria dhe mirëqenia ekonomike, flamuri i atij shteti shfaqet si informata e parë, kuptimplotë, që ngjall respekt për atë subjekt, kudo ndër kombet tjera.

Imazhi i një shteti si fotografi, dhe ndjesi asociative krijohet në vetëdijen e njerëzve, sapo ta shohin ose ta përmendin atë subjekt (shtetin-komb.)

Mos u brengosni, më 1912 pak ishin ata që e deshtën flamurin kuqezi me shkabën dykrenshe!? “Flamur i Kaurrit” - thanë, sepse ishin mësu me të kuqin e osmanëve, me hanë e yll, për gati pesë shekuj.

Tash e përjetë, me flamurin kosovar kemi me shku n’festa e me ndi kreni (kur e naltëson një Majlinda Kelmendi psh.) po edhe luftën e dekën me bâ, e me u kujdesë për paqe, në rreshtin e ushtrive që asaj i japin krahë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat