AAK i përgjigjet PDK-së për taksën: Në fillim iu dukej veprim i mirë!

Aktuale

AAK i përgjigjet PDK-së për taksën: Në fillim iu dukej veprim i mirë!

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:29
Qeveria Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke i qëndruar fuqishëm prapa kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj për pozicionimin e tij karshi taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmeti Isufi ka shpjeguar se përse është vendosur kjo taksë duke thënë se ajo do të qëndrojë deri në kohën kur Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës.

“Edhe kur është vendosur taksa prej 10% ka qenë vendim i qeverisë që nënkupton i koalicionit. Edhe kur është vendosur 100% ka qenë vendim i qeverisë. Përgjegjësinë për këtë e ka qeveria” tha ai në rtv Dukagjini.

Isufi shtoi se taksa duhet të qëndrojë si kundërvënie ndaj Serbisë.

“Taksa iu ka vënë Serbisë për shkak të veprimeve dhe nuk ka të bëj me SHBA-të dhe as BE-në. Ata që kanë përgjegjësi politike dhe institucionale duhet ta përkrahin këtë veprim dhe të shtojnë edhe masa të tjera të cilat do ta vepronin Serbinë ta njoh Kosovën”, tha ai.

Sipas tij, marrëdhëniet Kosovë- SHBA nuk mund të prishen pasi, siç u shpreh ai, marrëdhëniet janë tradicionale. Kurse indirekt i është përgjigjur edhe presionit të PDK-së për pezullimin e taksës 100%.

“Nuk  janë krijuar marrëdhëniet e Kosovës që të prishen me SHBA-të sepse interesant tona janë në përputhshmëri të strategjisë së SHBA-së. Nuk është investuar për një periudhë të shkurtër por janë marrëdhënie tradicionale. Ne jemi në të drejtën tonë. Kjo në fillim u pranua si e tillë kurse tashmë nëse nuk e shohin si të tillë le të ulen të bisedojnë dhe të shohim se ku është problemi. Nuk bën të flasim në ajër se po na thotë ky e po na thotë ai kështu” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat