Spartak Ngjela: Kosovës s’i duhet njohja e Serbisë - Bota Sot
Spartak Ngjela: Kosovës s’i duhet njohja e Serbisë

Aktuale

Spartak Ngjela: Kosovës s’i duhet njohja e Serbisë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:24
Spartak Ngjela

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka vlerësuar se  dialogu me Serbinë, në veçanti diskutimi mbi mundësinë e korrigjimit të kufirit duhet të vijë pasi ajo ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Do të bësh bisedime me këtë shtet duhet t’ia njohësh pavarësinë këtij shteti, me këtë territor që ka”.

“Nëse është e vërtetë ajo që po thotë Hashim Thaçi që thotë se Ujmani, Trepça dhe Mitrovica nuk lëvizin, ka vetëm një gabim. Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ai e ka lexuar deklaratën. Pavarësia është territor nuk është fjalë pazari. Është sovranitet”.

“Demarkacioni me Malin e Zi nuk ishte problem, ngase ishin dy shtete të pavarura. Serbia ta njohë njëherë Pavarësinë e Kosovës. Pas njohjes mund edhe të bëhen korrigjime s’ka problem”.

Ngjela në Zona B komentoi edhe taksën 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj, për të cilën tha se është veprim i duhur ngase përmes saj fillimisht kërkohet njohja e më pas Kosova ofron tregun e lire për Serbinë.

Megjithatë, avokati pohoi se Kosova nuk ka nevojë me doemos të marrë njohjen nga Serbia.

“Kosovës nuk i duhet fare njohja e tyre”.

“Po të dojë Amerika, Kosova mund të futet në OKB”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...