Kadri Veseli “shpërblehet” për zhvillim ekonomik, rinia po migrojnë nga papunësia

Aktuale

Kadri Veseli “shpërblehet” për zhvillim ekonomik, rinia po migrojnë nga papunësia

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:00
Kadri Veseli

Politologu Faik Krasniqi thotë se populli po ik drejt perëndimit për shkak të papunësisë dhe kushteve mizërie në sektorin privat, ndërsa në anën tjetër, Kadri Veseli po lavdërohet me një çmim që ia kanë dhënë në Turqi për zhvillim ekonomik.

Politologu Krasniqi e pyet Veselin se kush ia dha atë çmim?

Krasniqi pohon se rinia që po ik nuk po e sheh zhvillimin ekonomik që po thonë politikanët.

Ja postimi i plotë:

Populli po ik drejt perendimit per shkak te papunesise dhe kushteve mizërie ne Sektorin privat( pagat e vogla etj), kurse Kadri Veseli lavderohet me nje cmim qe i kane dhene ne Turqi per zhvillim te hovshem ekonomik. Kush ta dha ate cmim se? Keta njerez qe po ikin dhe mbi 80 perqind te popullit qe ne mundesine e pare do ikin nga ketu, me siguri po ikin nga frika e ketij zhvillimi te madh ekonomik qe po ndodh ne Kosove. Ne me siguri s‘po e shohim ate zhvillim ekonomik qe po e shohin keta. Keta Cuba ta ofendojne edhe intelegjencen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat