Vjen thirrja që dialogu të përfaqësohet dinjitetshëm, ndryshe humbjet janë të pallogaritshme!

Aktuale

Vjen thirrja që dialogu të përfaqësohet dinjitetshëm, ndryshe humbjet janë të pallogaritshme!

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:29
Ilustrim

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi thotë se, në procesin e dialogut Kosovë-Serbi duhet që Kosova me urgjencë të përfaqësohet në këtë proces dinjitetshëm, nga politikanë kompetentë dhe të dëshmuar, përndryshe, sipas tij, humbjet do të jetë të pallogaritshme.

Dushi, thotë se, tashmë Kosova është në një pozicion të pavolitshëm dhe kjo ka ndodhur për shkak të injorancës së skajshme dhe ndërlidhjes së interesave personale në këtë proces nga lidershipi i Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Kosova - përfaqësimi në bisedime!

Kosova është vënë në një pozicion tejet të pavolitshëm në procesin e bisedimeve në Bruksel. Kjo ka ndodhur për shkak të injorancës së skajshme dhe ndërlidhjes së interesave personale me këtë proces nga ana e lidershipit institucional të Kosovës që prej vitit 2010.

Kështu, ndërkohë që nga ky proces është Serbia ajo e cila ka kërkesa në raport me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare, ajo kushtëzon, orienton, madje tërhiqet dhe kthehet sa herë dëshiron në këtë proces.

Prandaj, Kosova me urgjencë do të duhej që në këtë proces të përfaqësohet dinjitetshëm, nga politikanë kompetentë dhe të dëshmuar, ndryshe humbjet nga ky proces do të jenë të pallogaritshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat