Mediat serbe: Amerika e gatshme për lëvizje ekstreme ndaj Prishtinës - Bota Sot
Mediat serbe: Amerika e gatshme për lëvizje ekstreme ndaj Prishtinës

Aktuale

Mediat serbe: Amerika e gatshme për lëvizje ekstreme ndaj Prishtinës

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:58
Flamuri amerikan

Gazetat serbe shkruajnë sot se pas refuzimit të Prishtinës për të tërhequr taksën mbi mallrat nga Serbia Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për lëvizje ekstreme që do të godisnin drejtpërdrejt  krerët politikë të shqiptarëve të Kosovës dhe projektet e tyre kryesore.

Këto masa, sipas gazetës, mund të përfshijnë refuzimin e mikpritjes ndaj udhëheqësve të Kosovës, sanksionet mbi pajisjet e Ushtrisë së Kosovës, heqjen e subvencioneve të dedikuara në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

Që nga nëntori i vitit të shkuar, Kosova vendoi taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Që nga ajo kohë, përkundër presionit të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar ta largojë taksën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...