Izmaku: Taksa duhet të pezullohet, e ka arritur efektin e duhur

Aktuale

Izmaku: Taksa duhet të pezullohet, e ka arritur efektin e duhur

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Xhevahire Izmaku

Taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës kundrejt produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, po vazhdon të jetë njëra nga temat më të komentuara në Kosovë dhe jashtë saj.

Përderisa, ShBA-të dhe disa vende mike i kanë kërkuar Kosovës që ta pezullojë taksën, është i pari i Qeverisë Haradinaj, i cili është i vendosur që taksa të vazhdojë deri në arritjen e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.

Në një prononcim deputetja nga radhët e PDK-së, Xhevahire Izmaku, është shprehur se pezullimi i taksës është i domosdoshëm pasi që e ka arritur efektin e duhur dhe se duhet pasur konsideratë për shtet mike të cilat kanë ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

“Mendoj që ishte në kohë dhe moment të duhur vendosja e taksës, efekti i duhur politik është arritur në disa drejtime! Tanimë, është koha për pezullimin e taksës sepse, është kërkesë e miqëve tanë të cilët janë sponsorues të kësaj shtetësie dhe poashtu, ne nuk guxojmë të marrim emrin e fajtorit për ndërprerje të procesit të bisedimeve”, ka thënë ndër të tjera Izmaku.

Deputetja shprehet optimiste se pezullimi i taksës do t’i hapte rrugë liberalizimit dhe forcimit të infrastrukturës së Ushtrisë.

“Pezullimi i jep një shans iniciativave të reja në proceset qe na kanë mbetur peng si liberalizimi, procesi i forcimit të infrastrukturës së Ushtrisë etj! Prishja e raporteve unë nuk e deshiroj as të mendoj sepse kjo nuk guxon të ndodh në asnjë mënyrë qoftë edhe kur cenohet krenaria e dikujt nga lidershipi ynë! Sepse, më parë se kategoritë e popullizmit ne kemi nevojë për partneritet të fuqishëm si shtet i ri me SHBA-të me prioritet, BE dhe shtetet tjera që nuk na kanë njohur”, ka përfunduar Izamku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat