Zyrtari i PDK-së ironizon me Haradinajn për taksën - Bota Sot
Zyrtari i PDK-së ironizon me Haradinajn për taksën

Aktuale

Zyrtari i PDK-së ironizon me Haradinajn për taksën

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 18:25
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Në Partinë Demokratike të Kosovës assesi nuk po pajtohen me idenë e vazhdimit të mbajtjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, po angazhohet që taksa të pezullohet të paktën për 120 ditë, në mënyrë që t’i jepet mundësi dialogut me Serbinë.

Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë kundër kësaj ideje, duke insistuar se taksa do të hiqet kur Kosova do të merr garanci të fuqishme se Serbia do ta njeh Kosovën.

Në anën tjetër, zyrtarë e deputetë të PDK-së sikur kanë nisur një fushatë kundër Haradinajt.

Image

I fundit që ka ironizuar me Haradinajn është zyrtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi.

Ai përmes kësaj fotografie e ka përshkruar insistimin e Haradinajt për taksën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...