Një delegacion i PE-së do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë - Bota Sot
Një delegacion i PE-së do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Një delegacion i PE-së do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 18:55
David McAllister

Një delegacion i Komitetit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian do të qëndrojë për vizitë zyrtare më 27 dhe 28 shkurt në Serbi, si dhe më 1 mars në Kosovë.

Parlamentarët evropianë, të udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme David McAllister gjatë vizitës në të dyja vendet nuk do të kenë tema të caktuara, por pritet që deputetët evropianë të fokusohen në reformat e integrimeve evropiane dhe vazhdimin e dialogut në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Kosovës-Serbi.

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, së fundi gjatë debatit për situatën e sigurisë në Kosovë, ka kritikuar Prishtinën zyrtare për shkak ‘të mungesës së bashkëpunimit me BE-në në lidhje me taksën ndaj mallrave serbe dhe transformimin e FSK-së në ushtri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...