Nait Hasani kundër Kadri Veselit: Taksën e kam mbështetur që nga fillimi - Bota Sot
Nait Hasani kundër Kadri Veselit: Taksën e kam mbështetur që nga fillimi

Aktuale

Nait Hasani kundër Kadri Veselit: Taksën e kam mbështetur që nga fillimi

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:02
Nait Hasani

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, vazhdon të nxit reagime si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë.

Në fillim, të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës e kishin mbështetur vendimin për taksën e cila mori edhe pëlqimin nga liderët e partive opozitare.

Mirëpo, pas presionit nga zyrtarë të BE-së dhe SHBA-së për pezullimin e këtij vendimi, në mënyrë që të normalizohet dialogu me Serbinë, nisi edhe përçarja e partive në koalicion.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar disa herë se taksa nuk do të hiqet deri kur Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se raportet me SHBA-në duhet të ruhen dhe nëse ata këshillojnë heqjen e taksës, ajo duhet të hiqet.

Këto qëndrime, Veseli i ka shprehur publikisht edhe në seancën solemne në Kuvend me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku tha se taksa duhet të pezullohet për t’i dhënë hapësirë vazhdimit të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Por, Veseli si duket mbështetje nuk ka gjetur as brenda partisë së tij.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka thënë se e mbështet taksën.

“Taksën e kam mbështetur që nga fillimi”, ka thënë shkurt Hasani.

Hasani po ashtu ka thënë se koalicioni PAN është stabil dhe nuk ka krizë.

“S’ka krizë, mos u mërzitni”, ka thënë ai.

Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara, shefja e diplomacisë të BE-së, Federica Mogherini ka deklaruar se pa heqjen e taksës, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vazhdojë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...