Ymeri përplaset me Mushkolajn për rolin e Listës Serbe në rrëzimin e mundshëm të Qeverisë - Bota Sot
Ymeri përplaset me Mushkolajn për rolin e Listës Serbe në rrëzimin e mundshëm të Qeverisë

Aktuale

Ymeri përplaset me Mushkolajn për rolin e Listës Serbe në rrëzimin e mundshëm të Qeverisë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:30
Visar Ymeri dhe Imer Mushkolaj

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe deputeti, Visar Ymeri dhe analisti Imer Mushkolaj kanë debatuar ashpër për rolin e Listës Serbe në rrëzimin e mundshëm të Qeverisë Haradinaj.

Ymeri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se si ai nuk është për rrëzimin e asnjë qeverie në Kosovë, nëse atë veprim e do Beogradi.

“Lista Serbe e ka pamundësuar rrëzimin e Qeverisë, pasi ajo ka shfaqur vullnet për rrëzimin e kësaj qeverie. E, ne e dimë se ky është vullnet i Beogradit”.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nuk duhet të arsyetohet qëndrimi i mëtejmë Qeverisë vetëm pse po kërkon rrëzimin e saj edhe Lista Serbe.

“Ju (PSD) po e mbroni një Qeveri që është formuar bashkë me Listën Serbe”, i është drejtuar Mushkolaj, Ymerit.

Ndërsa deputeti i PSD-së i është kundërpërgjigjur duke i thënë se “është shumë mirë që Qeveria nuk është më e varur nga Lista Serbe”.

Mushkolaj ka thënë se është paradoksale që PSD nuk i beson kësaj qeverie e bashkëpunon me ta.

“Zoti Ymeri më vjen keq, por kjo mënyrë e juaj e të vepruarit është as mish as peshk. Ose u besoni atyre njerëzve në Qeveri ose nuk ju besoni. Këto janë kalkulime shumë të rrezikshme të PSD-së”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Visar Ymeri nga ana tjetër ka thënë se për shkak të mosbesimit ndaj Qeverisë, PSD i ka vendosur kushtet para se të votohet buxheti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...