Për pesë vjet afër 30 mijë vjedhje në Kosovë - Bota Sot
Për pesë vjet afër 30 mijë vjedhje në Kosovë

Aktuale

Për pesë vjet afër 30 mijë vjedhje në Kosovë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:24
Ilustrim

Për çdo ditë pothuajse raportohet për vjedhje të ndryshme nëpër prona private. Por së fundi raste kanë ndodhur edhe në objektet fetare.

Derisa gjatë vikendit u thye Kisha në Llapushnik një rast i vjedhjes në Xhami ndodhi edhe në Istog. Në raportin 24 orësh të Policisë dërguar mediave thuajse gjithmonë ka raste të vjedhjeve, kryesisht lopë, ari apo edhe para të gatshme.

 Ndërsa, për 10 muaj të vitit që lamë pas kanë ndodhur gjithsej 4 mijë e 92 raste të vjedhjeve në tërë territorin e Kosovës.

 Nëse krahasojmë më vjedhjet në vitet e kaluara, ky numër është më i vogël.

Në disa statistika të policisë shihet që në vitin 2014 ka pasur më së shumti raste të vjedhjeve.

Bëhet fjalë për afër 8 mijë vjedhje, saktësisht 7 mijë e 749 raste të kësaj vepre penale.

Pastaj në vitin 2015 ky numër ka rënë në 5 988 raste të vjedhjeve, kurse në 2016 numri është rritur në 6105 vjedhje.

Ndërsa, në vitin 2017 kanë ndodhur 5 mijë e 735 raste të veprës penale vjedhje. Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2018 gjithsej kanë ndodhur 29 mijë e 669 vjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...