Selimi: Taksa nuk ka lidhje me dialogun, por me agresionin serb - Bota Sot
Selimi: Taksa nuk ka lidhje me dialogun, por me agresionin serb

Aktuale

Selimi: Taksa nuk ka lidhje me dialogun, por me agresionin serb

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 06:49
Selim Selimi

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Selim Selimi, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të ndikojë në dialog.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramsuh Haradinaj, Selim Selimi deklaratën e Përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ka thënë që dialogu nuk vazhdon pa u hequr taksa dhe deklarimet e saj të më hershme i ka cilësuar të jenë kushtëzime vetëm për shtetin e Kosovës.

Prandaj, sipas Selimit duke u nisur që shteti i Kosovës i ka respektuar të gjitha obligimet që i takojnë për të pasur një dialog të mirëfilltë me Serbinë, atëherë është koha që dialogu të jetë pa kushte.

“Është koha që dialogu të jetë pa kushte. Dialogu të jetë një dialog i mirëfilltë, i cili do të përfundojë me njohjen e Serbisë nga ana jonë, njohja e Serbisë do të thotë falje, pra për neve kjo është falja, të cilën ne tentojmë ta marrim nga Serbia për një pajtim”, ka deklaruar Selimi.

Më tutje ai ka treguar që taksa nuk është vendosur për dialogun, mirëpo kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar disa herë që është i gatshëm të diskutojë edhe për taksën e tregut në dialog, nëse dialogu në mes të dy shteteve përfundon me marrëveshje.

“Taksa nuk është vendosur për dialog, taksa është vendosur si kundërpërgjigje e agresionit serb në fushën diplomatike, pra taksa nuk ka lidhje me dialog, por edhe pse nuk ka lidhje me dialog kryeministri Haradinaj, ka deklaruar disa herë që është i gatshëm ta diskutojë në një tavolinë, e cila përfundon me marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe çështjen e taksës në këtë rast të tregut”, ka thënë Selimi.

Selimi gjithashtu ka deklaruar që duhet të bëhet e qartë se taksa nuk lidhet me dialogun.

“Taksa nuk lidhet me dialogun, taksa është kushtëzim, dialogu duhet të jetë pa kushte, kjo është kërkesa jonë”, tha ai.

Ndryshe, deklaratën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit për vazhdimin e dialogut e kanë kundërshtuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, por edhe deputetët e opozitës, të cilët kanë thënë që dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...