Ish kancelari gjerman ka një kërkesë për liderët nga Kosova

Aktuale

Ish kancelari gjerman ka një kërkesë për liderët nga Kosova

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:33
Ish kancelari gjerman Gerhard Shrefer

Ish- kancelari gjerman Gerhard Shroder ka deklaruar se vendosja e taksës ndaj Prishtinës në mallrat serbe një veprim I keq dhe heqja e tyre është parakusht  që palët të kthehen në dialog, ka thënë ai në intervistën për “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Shroder ka thënë se „ është i sigurt se Prishtina herët a vonë do të duhet të heq taksa të vendosura ndaj Serbisë“.

Ky është mendimi i Bashkimit Evropian ka theksuar Shroder që beson se viti 2025 është afati real që Serbia të bëhet pjesë e Ballkanit Evropian.

Sipas ish-kancelarit gjerman Shroder, Serbia nuk do të duhet të vendoset para dilemës të bëhet pjesë e BE-së apo të mbetet mik i Rusisë, sepse edhe njëra edhe tjetra është e mundshme.

Edhe vetë Gjermania dhe populli gjerman sikur edhe populli serb dëshiron që Serbia të bëhet pjesë e BE-së dhe të mbetet vend mik me Rusinë ka thënë Shroder. I pyetur rreth protestave në Serbi, Shroder është përgjigjur se nuk mund të vlerësoj situatën e brendshme në Serbi, por qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.

Gazeta ka njoftuar edhe se Shroder është në vizitë në Serbi dhe do të takohet edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat