Thaçi ka kohë deri sot që ta bëjë dekretimin e ligjit për paga

Aktuale

Thaçi ka kohë deri sot që ta bëjë dekretimin e ligjit për paga

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:39
Presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka dekretuar ligjin për paga.

Këtë për Radio Kosovën e kanë konfirmuar këshilltarë nga kabineti i tij. Të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, presidenti mund ta shfrytëzojë vetëm një herë. Presidenti Thaçi ka kohë vetëm edhe sot që ta bëjë dekretimin e ligjit për paga.

Presidenti Thaçi ka kohë deri sot që ta bëjë dekretimin e ligjit për paga.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, afati ligjor për dekretimin e një ligji nga ana e presidentit të Kosovës, është 8 ditë, e cila skadon sot. Ky ligj pas votimit në Kuvendin e Kosovës i është dërguar presidentit Thaçi për vendim. Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, për Radio Kosovën është përgjigjur shkurt se nuk është marrë ende vendimi për dekretim.

Ndërkohë, shumë sindikata të cilat janë pjesë e ligjit të pagave kanë kërkuar nga presidenti që ky ligj të mos dekretohet. Sa i përket pakënaqësive kjo është vërejtur me protestat të shumta dhe greva. Këto kanë vazhduar edhe ditëve të fundit, kur Sindikalistët e Shërbimit Korrektues mbajtën protestë. Sindikalistët kërkuan që koeficienti i tyre të rritet nga 1.85 në 2.2 në mënyrë që të jenë të barabartë me policinë dhe zjarrfikësit. Pakënaqësi për Ligjin e Pagave kanë edhe Sindikata e Re e KEK-ut dhe Sindikata e Punëtorëve të Navigacionit Ajror. Drejtuesit e këtyre sindikatave kanë paralajmëruar se pritet të radikalizohen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me 63 vota për dhe 1 abstenim. Nëse presidenti Thaçi nuk e dekreton, atëherë ligji i kthehet Kuvendit për rishqyrtim. Të drejtën e kthimit të një ligji, presidenti mund ta shfrytëzojë vetëm një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat