Vjen thirrja: PDK duhet të shkoj në opozitë, të dënohen kriminelët e kësaj partie  

Aktuale

Vjen thirrja: PDK duhet të shkoj në opozitë, të dënohen kriminelët e kësaj partie  

Nga: N.H Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:24
Kadri Veseli

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ai ka treguar disa nga hapat që Kosova duhet të ndjek që të dal nga kolapsi.

Një prej tyre, ai ka thënë se PDK e Veselit duhet të shkoj në opozitë, ndërsa, siç ka thënë ai, disa kriminel të kësaj partie duhet të shkojnë në burg.

Ja postimi i tij:

Për me dal kosova nga kollapsi total ka vetëm një rrug.

1.PDK duhet të shkoj gjithsesi në opozit e disa kriminel dhe super të korruptuarit në kët parti të shkojn në burg dhe të denohen për krimet e bara që nga pas lufta.Kjo do ishte mir edhe për vet PDK pasi do rigjenerohej partija me kuadra të reja.

2.LDK të ridizajnohet me reforma të fella tu hapet rruga të rive nga LDK si Vjosa Osmanin,Lumir Abdixhiku,LIrije Kajtazit, Shpejtim Bulliqii,Gervalla,Quni...e tjerve . kurse klasa e vjeter do shkonin në shtepi në penzjon e disa të shkojn edhe në burg për korrupcjon dhe keq përdorime zyrtre.!

3.Partija që do vjen në pushtet ta reformatizoj ta pastroj komplet Policin,AKI,Prokurorin.Gjygjsin.FSK,Firmat shtetrore....ti pastroj këto instutucjone të shejta nga mafija politike dhe ekonomike e instaluara në keto instutucjone dhe ta forcojn ligjin dhe vetëm ligjin.!

4.Sjellja e Albin Kurtit si kryminister do ishte hapi i duhur për ta goditur pa mëshir krimin e organizuar krimin e shafave të shefave krimin e organizuar të Hashim Thaqit dhe klanit tē tij por edhe klanet tjera kriminale krahinore....

Drejtsija të jet nisoj për të gjith si për ata në pushtet si për të pasurit si për qytetarin e thjesht vetëm drejtsi e pa anshme.

Sipas mendimit tim pa ndodh këto gjera Kosova kurr nuk do ngritet në këmb të veta por gjithnjë do jet vetëm kerikarur e njē shtetit banane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat