Sondazhi i fundit: Qytetarët duan që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës - Bota Sot
Sondazhi i fundit: Qytetarët duan që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës

Aktuale

Sondazhi i fundit: Qytetarët duan që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Pamje nga prezantimi i sondazhit “Zëri i Popullit rreth 'Finalës së Madhe'

Profesori i Oxfordit, Anthony Heath, duke treguar për realizimin e sondazhit “Zëri i Popullit rreth 'Finalës së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” tha se qëllimi ishte identifikimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth finales së madhe mes dy vendeve.

Ai tha se grupi i parë i gjetjeve tregon se shumica e popullsisë së Kosovës është kundër ndërprerjes së dialogut.

"Grupi i dytë i gjetjeve fokusohet te vijat e kuqe të Kosovës lidhur me fazën përfundimtare të dialogut. Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës. Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, 69% e shqiptarëve kundrejt 0% të mostrës serbe. Lugina e Preshevës duhet t’i mbetët Serbisë (13% e shqiptarëve, kundrejt 84% të mostrës serbe). Veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviqit) nuk duhet ti bashkohen Serbisë- 91% të shqiptarëve kundrejt 10% të mostrës serbe", tha ai duke paraqitur sondazhin.

Sipas hulumtimit që po paraqitet sot nga "RIDEA", opinioni publik është jokonsistent dhe me pozicione të ndryshme kontradiktore. Sondazhi tregon se popullsia serbe dhe shqiptare flasin me zëra të ndryshëm sa i përket vijave të kuq, por më një zë për nevojën e vazhdimit të dialogut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...