Pas arrestimit, lirohet avokati që zbuloi rastin e abuzimit me të miturën në Drenas

Aktuale

Pas arrestimit, lirohet avokati që zbuloi rastin e abuzimit me të miturën në Drenas

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:49
Avokati Gazmend Halilaj

(E plotësuar) - Avokati Gamzend Halilaj i cili bëri që rasti të miturës së keqpërdorur seksualisht të shkonte deri në Prokurori, thotë se është liruar.

Ai ka shkruar se tashmë është i lirë.

“Të dashur miq. Jam i lirë. Pasdite jam në zyre me punë të përditshme. Në mbrëmje normal në shtëpi”, ka shkruar ai.

Media ka kontaktuar edhe Arbër Bekën në Inspektoratit Policor të Kosovës, të cilët po merren me rastin, por ai ka thënë se është në kontakt me hetuesit dhe se nuk ka ende informacione.

Kujtojmë se e mitura, 16 vjeçare nga Drenasi dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga profesori i saj fillimisht, më vonë edhe nga një hetues policor, e në fund doktori, pa dëshirën e saj, i kishte larguar fëmijën, abort.

Halilaj ishte avokat i profesorit, kur në fillim e mitura e kishte paraqitur për keqpërdorim seksual, e më vonë e kishte tërhequr akuzën.

***

Avokati, Gazmend Halilaj ka njoftuar se është liruar pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Këtë  e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se do të vazhdojnë punën e tij të përditshme.

Postimi i plotë:

Te dashur miq. Jam i lire. Pasdite jam ne zyre me pune te perditshme. Ne mbremje normal ne shtepi./BS

Arrestohet avokati që zbuloi rastin e abuzimit me të miturën në Drenas

Avokati, Gazmend Halilaj ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” pas arrestimit nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, prangosja erdhi si pasojë hakmarrje.

“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesitë e ipk. Qe i dhanë dëshmi l gazetares se KTV-se, lidhur me privatësinë e viktimës te rastit ne Drenas. Shenje hakmarrje te njëjtit sot me arrestuan”, ka shkruar ai përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, avokati Halilaj para disa ditësh ka deklaruar se Vesel Veseli e ka dhunuar të miturën nga Drenasi.

Mirëpo, është paradoksale se i njëjti avokat kishte mbrojtur kohë më parë mësuesin për të njëjtën vajzë. Kjo e fundit kishte deklaruar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me mësuesin.

“Po është e vërtet që kam qenë avokat i mësuesit në atë kohë, dhe klienti im Sh.Xh., nuk ka qenë fajtor për veprën për të cilën është akuzuar dhe prokuroria nuk ka gjetur prova dhe me plotë të drejtë i ka pushuar hetimet pasi që edhe vet vajza në prezencë të babait të saj e ka tërhequr padinë para prokurores”, ka thënë avokati Halilaj.

***

Është arrestuar avokati Gazmend Halilaj i cili dy javë më parë kishte sinjalizuar abuzimin seksual të nxënëses nga Drenasi.

Halilaj ka shkruar përmes Facebook’ut se kjo ka ndodhur pasi që ka raportuar edhe një skandal në IPK.

Ai po pretendon se është arrestuar për shkak të zbulimit të rastit, ndërkohë prokuroria e as Inspektorati Policor ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.

“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK’së. Që i dhanë dëshmi i gazetares së ktv’së, lidhur me privatësinë e rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan”, ka shkruar Halilaj.

Para rreth dy javësh, 16-vjeçarja nga Drenasi (A.G), kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo kishte gjetur një “padron” skllavërues policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat