Donika Kada-Bujupi: I paharrueshëm qoftë akti i minatorëve të vitit 1989 - Bota Sot
Donika Kada-Bujupi: I paharrueshëm qoftë akti i minatorëve të vitit 1989

Aktuale

Donika Kada-Bujupi: I paharrueshëm qoftë akti i minatorëve të vitit 1989

Nga: Z.B Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:50

Donika Kada-Bujupi,deputete në Kuvendin e Kosovës,  nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, sot janë bërë 30 vite qëkur rreth 1.300 minatorë të “Trepçës” u ngujuan në zgafellë për të shënuar krisjet e para të trupës së sistemit jugosllav,  përcjell “Bota sot”.

Ajo ka shkruar se, tetë minatorë ishin trajtuar në spital për shkak të gjendjës së rëndë. Sistemi i asaj bote kishte kundërprotestuar për të kthyer të dorëhequrit. Tre servilët jugosllav të Kosovës shqyen dorëheqjet pas grevës. Minatorët fituan, Jugosllavia nisi të bjerë. Disa nëna para 30 viteve ua lanë “Minatorë’ emrat fëmijëve në kujtim të kësaj dite, të këtij akti

Postimi i plotë:

Sot janë bërë 30 vite qëkur rreth 1.300 minatorë të “Trepçës” u ngujuan në zgafellë për të shënuar krisjet e para të trupës së sistemit jugosllav. Atëkohë me ta ishin solidarizuar disa ndërmarrje dhe gjithë populli i Kosovës. Tre funksionarë politik të asaj kohe dhanë dorëheqje pas kërkesave të tyre. Tetë minatorë ishin trajtuar në spital për shkak të gjendjës së rëndë. Sistemi i asaj bote kishte kundërprotestuar për të kthyer të dorëhequrit. Tre servilët jugosllav të Kosovës shqyen dorëheqjet pas grevës. Minatorët fituan, Jugosllavia nisi të bjerë. Disa nëna para 30 viteve ua lanë “Minatorë’ emrat fëmijëve në kujtim të kësaj dite, të këtij akti. Gjigandi “Trepça” pas miratimit të statutit nga Kuvendi i Kosovës këtë muaj do të operojë me të gjitha kapacitetet e veta në shërbim të Kosovës. I paharrueshëm qoftë akti i minatorëve të vitit 1989.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...