Kurti: Para se të nisë dialogu, duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë - Bota Sot
Kurti: Para se të nisë dialogu, duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë

Aktuale

Kurti: Para se të nisë dialogu, duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Albin Kurti

Në fjalën e tij në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha politika kosovare ka mundësi të jetë e unifikuar rreth asaj se çfarë kërkojnë në dialog me Serbinë.

“Ne e dimë se çfarë do Serbia, por a e dimë se çfarë duam ne? Në Kuvend ne mund të arrijmë konsensus për kërkesat tona për Serbinë siç është njohja e pavarësisë, zbardhjen e fatit të të pagjeturve, reciprocitet, etj., pra janë gjëra që mund të dakordohemi. Këto kërkesa t’i bëjmë në një dokument zyrtar parlamentar e qeveritar për Serbinë i borxhli i yni. Kjo duhet të ndodhë para se të nisë dialogu. Ne duhet të jemi të bashkuar rreth qëllimit tonë për një marrëveshje të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes gjithashtu u shpreh se forcimi i shëtit është një tjetër kusht për t’u paraqitur denjësisht në dialog.

“Karshi Serbisë nuk është i rëndësishëm vetëm konsensusi politik, por edhe fuqia e shtetit. Kur e ki shtetin përtokë konsensusi partiak nuk është i rëndësishëm, paralelisht duhet ta forcojmë shtetin tonë, pra drejtësia, arsimi, shëndetësia etj., duhet të jenë në nivel tjetër se para Serbisë jemi si shtet, jo si parti”, vijoi Kurti.

Ai gjithashtu deklaroi se Kosova deri më tash ka 33 marrëveshje me Serbinë, por ato nuk ia kanë ndryshuar mendjen 5 vendeve anëtare të BE-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës e aq më pak Kinës e Rusisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...