Kurti i prerë: Edhe dëshmorët po të zgjohen nga varret s’kanë të drejt të japin tokë të Kosovës - Bota Sot
Kurti i prerë: Edhe dëshmorët po të zgjohen nga varret s’kanë të drejt të japin tokë të Kosovës

Aktuale

Kurti i prerë: Edhe dëshmorët po të zgjohen nga varret s’kanë të drejt të japin tokë të Kosovës

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:05
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka folur në konferencën ““Zëri i popullit rreth ‘Finales së madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Sipas tij, 2018’ta ishte vit i korrigjimit të kufijve. Së pari me Malin e Zi, e pastaj me kompromis të dhimbshëm me Serbinë.

“Është keq që s’ka ndodh korrigjimi me Malin e Zi, por është mirë që s’ka ndodhë korrigjimi me Serbinë si kompromis i dhimbshëm. Por mos të shtiremi se s’kemi marrëveshje me Serbinë. Plot 33 marrëveshje gjatë dialogut Kosovë-Serbi. Pra, edhe dëshmorët po të zgjohen nga varret s’kanë të drejt të japin tokë të Kosovës, ka thënë ai.

Më tej, Kurti përmendi se më 9 korrik të vitit të kaluar Qeveria i kishte sjellur Kuvendit një raport me 42 faqe për të arritur e Brukselit.

“Është e domosdoshëm që në Kuvend të bëhemi bashkë dhe t’i trajtojmë këto marrëveshje se sa janë përmbushur. Mos të harrojmë se 33 marrëveshje Kosovë-Serbi nuk ia kanë ndryshuar mendjen as një vendi të Evropës e as Kinës dhe Rusisë. Prandaj nuk është mirë që të magjepsemi për një marrëveshje të ardhshme.  Ne e dimë se çfarë don Serbia. Kufizim me shqiptarët, praktikisht përmes ndarjes. Projekt i vjetër”, ka deklaruar Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...