Kryeshefja e Inspektoratit Policor pranon për herë të parë se sa persona janë të përfshirë në rastin e Drenasit

Aktuale

Kryeshefja e Inspektoratit Policor pranon për herë të parë se sa persona janë të përfshirë në rastin e Drenasit

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:35

(E plotësuar) - Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi,gjatë raportimit të saj para Komisionit për Punë të Brendshme lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas, Vesel Veseli, tha se dyshojnë se në këtë rast ka të përfshirë edhe persona tjerë të institucioneve të ndryshme.

Lidhur me telefonin që nuk e ka dorëzuar i  dyshuari, Kelmendi u shpreh se gjatë bastisjes e kanë gjetur vetëm një telefon që nuk ka qasje në rrjetet sociale, dhe se tani kanë kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të dihet për vendndodhjen e atij telefoni.

E para Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës por raportonte kryeshefja e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, u arrestua edhe u lirua avokati, Gazmend Halilaj i cili bëri që rasti të të miturës nga Drenasi të rikthehet në prokurori. E pyetur për këtë çështje, Kelmendi nuk pranoi të flaës duke rekomanduar t’i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit.

Përveç këtyre informacioneve mediat nuk u lejuan të marrin më shumë detaje rreth rastit të zyrtarit policor të Drenasit,  pasi që kryeshefja e IPK-së, Miradije Kelmendi ka kërkuar që mbledhja të mbahet e mbyllur me arsyetimin se rasti ende është duke u hetuar.

E ndaj kësaj pati kundërshtime të mëdha nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili u shpreh se ngjarja në Drenas ka qenë e shumë përfolur në publik dhe këta të fundit duhet të jenë të informuar më tutje nga ana e IPK-së çfarë po ndodhë.

Kelmendi para deputetëve ka treguar se me të marrë informatën kanë nisur hetimet të cilat kanë rezultuar me arrestimin e policit të dyshuar, mësimdhënësit dhe doktorit. Ajo shtoi se kanë kryer edhe disa bastisje në shtëpi dhe në ordinancën e doktorit të dyshuar, ku janë marrë edhe disa gjëra të nevojshme për procesin hetimor.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla  kërkoi sqarime nga Kelmendit rreth rastit të Policit nga Drenasi, i cili sipas raportimeve në media ka refuzuar të dorëzojë telefoninë tij hetuesve të IPK-së.

Sfeçla: A e ka dorëzuar i dyshuari telefonin e tij

“I dyshuari ka refuzuar të dorëzojë telefonin e tij, ku ndodhet tani a ndodhet në duart e hetuesve telefoni i tij apo jo dhe nëse po ka disa informata që informata nga telefoni janë duke rrjedhur pikë për pikë në opinion me qëllim të diskreditimit të viktimës”, pyeti Sveçla.

Lidhur me këtë çështje, kryeshefja e IKP-ës, Miradije Kelmendi tha :

Kelmendi: Nuk e kemi gjetur telefonin që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari

“Sa i përket telefonit të zyrtarit policor gjatë bastisjes së zyrës së tij dhe automjetit e kemi gjetur një telefon tjetër i cili nuk ka qasje në rrjetet sociale. Telefonin për të cili dyshohet që e ka përdorur dyshohet se nuk e ka pasur me vete, nuk kemi mundur ta gjejmë, besoj se kemi mjaftë dëshmi ...Nuk ka mundësi që është duke rrjedhur ndonjë informacion, hetimet do ta dëshmojnë...22’51 Tash i kemi bërë kërkesat edhe në postë për vendndodhjen dhe jemi duke i zhvilluar hetimet”, ka theksuar Kelmendi.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e pyeti Kelmendin se a ka persona tjerë të implikuar në këtë rast, me theks të veçantë a është i dyshuar edhe avokatin Gamend Halilaj i cili e kishte raportuar rastin e të miturës nga Drenasi.  

Selimi: A ka persona tjerë të përfshirë në rastin e Drenasit

“A ka persona tjerë të dyshuar si të inkriminuar në këtë rast, pra në rastin që po i referohemi, në rastin e zyrtarit policor V.V pra dihet që janë të inkriminuar zyrtari policor, më herë ka qenë një punonjës i arsimit dhe po ashtu edhe një gjinekolog...16’28 A është i dyshuar edhe avokati i cili e ka denoncuar rastin”, tha ai.

Në përgjigjen e saj kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës tha se ka edhe persona tjerë të përfshirë, madje edhe prej institucioneve tjera por që për shkak të hetimeve nuk mund të jap më shumë detaje.

Kelmendi: Ka edhe persona të tjerë të inkriminuar

“Ka edhe persona tjerë të inkriminuar në këtë rast dhe persona tjerë nga institucione tjera... 16’36 Jemi në fazën e hetimeve nuk kisha dhënë përgjigje”, ka theksuar Kelmendi.

Anëtari i Komisionit Rexhep Selimi, kërkoi sqarime nga Kelmendi për rastin e vitit 2015-të kur një zyrtar tjetër policor ishte përfshirë në aferë seksuale, dhe si pasojë e raportimit të rastit zyrtarja Valbona Osmani është ende e suspenduar nga puna .

Kelmendi tha se janë duke pritur përgjigje nga gjykata sa i takon të suspenduarës Valbona Osmanit.

Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit anëtari nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të kryeshefes Miradie Kelmendi.

Selimi: Nuk mund të përjashtohet që të rekomandohet edhe shkarkimi i Kelmendit

“Ekziston një grup punues për mbikëqyrjen e ligjit të Inspektoratit të Policisë të Kosovës grup punues i cili javën e ardhme do të përcjell rekomandimet ose draft rekomandimet te komisionit dhe pastaj të përcillen për seancë, prandaj nga ky pozicion nuk  mund të flas për rekomandimet e mundshme që ju po i referoheni si kërkesë për shkarkimin e kryeshefes së inspektoratit të Policisë së Kosovës nuk përjashtohet që ky mund të jetë edhe mendim i komisionit, por sidoqoftë kjo çështje do të trajtohet në rekomandimet e trupit punues”, ka deklaruar Selimi.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjësi  rastin e  abuzimit të vajzës së mitur nga Drenasi t`i shkojnë deri në fund.

Kujtojmë që para disa javësh dyshimet për abuzim seksual me të miturën 16 vjeçare nga Drenasi nga mësimdhënësi e më pas nga hetuesi policor në Drenasi shkaktoi shumë reagime e protesta të shumta, si dhe arrestimin e zyrtarit policor dhe mësimdhënësit, derisa gjinekologu është në arrest shtëpiak.

***

Pas raportimit të mbyllur për media për rastin e zyrtarit policor në Drenas, kryeshefja e inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, ka dhënë edhe raportin vjetor të vitit 2018 të këtij institucioni në komisionin për Punë të Brendshme, ku tha se kanë trajtuar mbi 1800 ankesa ndaj sjelljes së policëve.

Sipas saj,  departamenti i hetimit,  ka hetuar 194 punonjës të policisë dhe janë bërë 12 arrestime.

Ndër inspektimet e jashtëzakonshme që janë kryer, Kelmendi ka përmendur rastin e dëbimit e gjashtë shtetasve turq si dhe dhomat e dëshmive në stacionin policor në veri të vendit.

Anëtari i komisionit, Rexhep Selimi, ka kërkuar të dijë se sa zyrtarë policorë janë akuzuar dhe arrestuar për marrje të ryshfetit.

Selimi po ashtu tha se ka pasur rritje të stafit por nuk ka raste të zgjidhura.

Kelmendi tha se vetëm një rast është raportuar dhe ka përfunduar me arrestim.

Pyetje pati edhe deputetja Aida Dërguti, ajo kërkoi të dijë më shumë rreth çështjes së policëve që janë përfitues të pensionit invalidor si veteranë të luftës.

 Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës tha se këto raste nuk janë të kategorizuara dhe se do të fillojë intervistimi me dyshimin për veprim mashtrim.

Kurse, Xhelal Sfeqla pyeti se sa zyrtar të IPK-së janë të akuzuar, suspenduar dhe arrestuar gjatë vitit 2018.

Në përgjigjen e saj kryeshefja e IPK-së, tha se prej 2 gushtit që ajo është në këtë pozitë ka vetëm një zyrtar të suspenduar dhe rasti është në prokurori,  2 raste me aktakuzë të ngritur, ndërsa nuk ka  të larguar.

Vesel Veseli tentoi të mashtroi IPK duke fshehur bisedat me 16 vjeçaren nga Drenasi

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi në raportimin e saj para Komisionit Parlamentar ka bërë të ditur se zyrtari policor Vesel Veseli ka dorëzuar një telefon në të cilin nuk ka qasje në rrjete sociale.

Megjithatë ky mjet komunikimi sipas raportimeve nuk është i njëjti nga telefoni i cili raportohet se hetuesi policor pati të dhëna të mjaftueshme për të zbuluar detaje konkrete për të zbardhur rastin e abuzimit seksual  ndaj 16 vjeçares.

Kelmendi ka bërë të ditur se telefoni i është dhënë policisë pas bastisjeve të kryera në shtëpinë dhe veturën e hetuesit policor tashmë të arrestuar, Vesel Veselit.

Vesel Veseli dyshohet se keqtrajtoi seksualisht dhe detyroi të abortonte A.G, 16 vjeçare nga Drenasi – pasi kjo e fundit kishte raportuar se e ngacmoi seksualisht profesori i saj Shkelzen Xhekaj.

Po ashtu, kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi ka bërë të ditur se kanë bërë kërkesë që celulari i cili është i nevojshëm për hetuesit policorë në zbardhjen e rastit të kërkohet edhe nga Posta e Kosovës.

Abuzimi i 16-vjeçares në Drenas, Kelmendi: Ka edhe të dyshuar të tjerë

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas, V.V., deklaroi se për të njëjtin rast dyshohen edhe persona të tjerë.

Këtë deklaratë, Klemendi e bëri pas pyetjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, që kërkoi të dijë nëse ka edhe persona të tjerë të listuar si të dyshuar dhe se a është njëri prej tyre edhe avokati që e ka lajmëruar rastin.

Kelmendi u përgjigj se nuk mund të flas në këtë fazë të hetimeve, por që bëri të ditur se ka të inkriminuar edhe persona të tjerë të institucioneve të tjera.

Sipas Kelmendit, gjatë kontrolleve nuk e kanë gjetur telefonin e zyrtarit policor të dyshuar, por vetëm një telefon i cili nuk ka qasje në rrjetet sociale. Ajo tha se kanë bërë kërkesë në Postë që të marrin informacione për vendndodhjen e atij telefoni.

 Aida Dërguti pyeti se a kanë qenë prindërit prezent në kohën e intervistimit të të miturës kur ajo kishte raportuar ngacmimin seksual nga mësimdhënësit dhe pse gjatë përcjelljes policore kanë qenë dy zyrtarë meshkuj dhe asnjë femër.

Kryeshefja e Inspektoratit Policor nuk u përgjigj në këtë pyetje duke thënë se nuk mund të flas pasi që është fazën e hetimeve.

 Krejt në fillim, kryeinspektorja e e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Miradije Kelmendi ka kërkuar që mbledhja të bëhet pa praninë e mediave, por kjo u kundërshtua nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Ai tha që nuk është në rregull që raporti të bëhet i mbyllur për një proces kaq të rëndësishëm dhe se i kërkoi kryeshefes të jap informacione që nuk e dëmtojnë procesin hetimor.

E pas një raportimi të shkurtër duke dhënë disa informacione që u vlerësuan që nuk e dëmtojnë procesin e hetimeve nga kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Haxhi Shala u kërkua që mediat të dalin jashtë

***

Kryeshefja e Inspektoriatit Policor të Kosovës, Miradie Kelmendi është duke raportuar para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për rastin e abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi.

Ajo ka thënë se rasti i Drenasit është i ndjeshëm dhe se në të ka të përfshirë më shumë se 3 persona që janë përfolur në media nga fillimi.

“Ka edhe persona të tjerë të inkriminuar në këtë rast, nga institucione të tjera”, ka thënë Kelmendi, e pyetur nga deputeti Rexhep Selimi nëse ka të tjerë të dyshuar, përveç gjinekologut, policit e mësimdhënësit.

Nga Selimi, Kelmendi është pyetur nëse i dyshuar është edhe avokati që kishte denoncuar rastin, por ajo nuk është përgjigjur, me arsyetimin se rasti është ende nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat