Isuf Gashi i njohur si Baca ftohet nga Specialja në Prishtinë

Aktuale

Isuf Gashi i njohur si Baca ftohet nga Specialja në Prishtinë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:35
Isuf Gashi

Isuf Gashi i njohur nga ana e Rahovecit me nofkën Baca i Madh, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), invalid dhe veteran i luftës Isuf Gashi, të mërkurën është intervistuar nga Gjykata Speciale, rreth orës 09:30, në Prishtinë, e cila ende është duke vazhduar ende. Këtë e ka konfirmuar vetë pjesëtarët e familjes Gashi.

Isuf Gashi i njohur si Baca i Madh është nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së fundit Familja Gashi humbi shumë anëtarë të familjes, prej të cilëve shumica ishin edhe pjesëtarë të UÇK’së. Kjo është ftesa e parë që po i bëhet nga Specialja, të cilës Isuf Gashi ju është përgjigjur vullnetarisht.

Përndryshe, në vitin 2005, nga Gjykata e UNMIK’ut, Gashi ishte akuzuar për Krime të Luftës, por që ishte shpallur i pafajshëm në një proces gjyqësor që zgjati pak vite.

Sot Gashi është 72 vjeç, dhe jeton si fermer vreshtar në pronën e tij në fshatin Drenoc të Rahovecit. Ai njihet si një nga figurat e respektuara të familjeve patriotike që kontribuuan në Luftën Çlirimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat