Thaçi: Idenë për korrigjim të kufirit e kam marrë nga Rugova, Daci dhe Haziri - Bota Sot
Thaçi: Idenë për korrigjim të kufirit e kam marrë nga Rugova, Daci dhe Haziri

Aktuale

Thaçi: Idenë për korrigjim të kufirit e kam marrë nga Rugova, Daci dhe Haziri

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:35
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Qytetarët e Kosovës janë përgjigjur rreth çështjeve kryesore që lidhen me fazën finale në dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht po kërkon korrigjim të kufirit me Serbinë, ka thënë se idenë e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellur pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Republikën e Kosovës.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ishte kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq ai që pyeti presidentin e vendit rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Rashiq: e Kujt ishte ideja për kufijtë

“Ideja e kujt prej juve ka qenë ndarja, ose korrigjim, ose demarkacion të kufirit. A ka qenë ideja u juaj, ose ideja e Vuqiq, ose e ndonjë pale tjetër që emër dhe mbiemër”, tha ai.

Në përgjigjën e tij, Hashim Thaçi tha se fillimisht ideja ishte e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Thaci: Jam bashkangjitur në idenë e presidentit Rugova për korrigjim të kufirit

“Prej presidentit Rugova në vitin ’94, pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjën por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është ideja ime origjinale, që iu kam bashkangjitë presidentit Rugova, Dacit dhe kryetarit të Gjilanit”, tha ai.

Që nga viti i kaluar, presidenti i Kosovës flet vazhdimisht për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, dhe mundësinë e bashkimit të Luginës me territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo ide është kundërshtuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë, përveç Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili publikisht ka deklaruar se Lugina duhet t’i bashkohet Republikës së Kosovës, por që Kosova nuk duhet t’i jap territor Serbisë.

***

Në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve kanë folur edhe ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Nexhat Daci e Lutfi Haziri

Thaçi, është pyetur kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, se e kujt ka qenë ideja për korrigjim të kufijve me Serbinë, ndërkaq ai është përgjigjur se këtë ide e ka marrë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, akademik Nexhat Daci dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Thaçi tha se ideja e tij është bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën.

 “Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova, Nexhat Daci, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën”, tha Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...