Rexhep Fona aderon në Vetëvendosje - Bota Sot
Rexhep Fona aderon në Vetëvendosje

Aktuale

Rexhep Fona aderon në Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:41
Pamje nga takimi

Rexhep Fona i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, këtë e ka bërë të ditur krye i saj, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “pikërisht kjo familje ishte e para në Kosovë që në vitin 1968 e valëviti flamurin kombëtar në dasmë familjare. Pasoja të shumta pësuan familjarët e Rexhepit nga regjimi i atëhershëm”.

Postimi i plotë:

Me Arben Vitinë sot i thamë "Mirë se erdhe" Rexhep Fonës. Lëvizja jonë u pasurua me një qytetar të mirë, punëtor të ndershëm dhe aktivist të vyeshëm. Rexha është një prej pasardhësve të familjes Fona, ndër më të vjetrat e më të mëdhatë të kryeqytetit.

Pikërisht kjo familje ishte e para në Kosovë që në vitin 1968 e valëviti flamurin kombëtar në dasmë familjare. Pasoja të shumta pësuan familjarët e Rexhepit nga regjimi i atëhershëm.

Rexha, siç e njohin të gjithë, ka qenë një futbollist shumë i sukseseshem i KF “Ramiz Sadiku”, KF “Prishtina” dhe KF “Flamurtari” ku edhe kaloi pjesën më të gjatë të karrierës. Po ashtu, ka qenë edhe anëtar i reprezentacionit të Kosovës në ish federatë.

Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Rexha është një punëtor sportiv i suksesshëm dhe njeri i dashur për të gjithë në Prishtinë dhe më gjerë.

Është po ashtu edhe një zejtar i njohur i qytetit, një prej atyre që punon e fiton me meritë e me nder.

Me Rexhep Fonën, dhe të tjeret si ai, bashkë do te punojmë që vendin e shoqërinë tonë, ta zhvillojmë e ta përparojmë, me drejtësi e për mirëqenie.

Mirë se erdhe Rexhë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...