Deklarata e presidentit Rugova që e demanton Thaçin rreth idesë së korrigjimit të kufirit        

Aktuale

Deklarata e presidentit Rugova që e demanton Thaçin rreth idesë së korrigjimit të kufirit        

Nga: Bota Sot Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:45
Ibrahim Rugova

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve kanë folur edhe ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Nexhat Daci e Lutfi Haziri.

Mirëpo, përballë kësaj deklarate të Presidentit Thaçi, lexuesit meritojnë të informohen se cilat në të vërtetë ishin pikëpamjet e Presidentit Rugova, sa i përket kufijve.

Për kufijtë, Rugova kishte shkruar edhe në librin e tij, “Çështja e Kosovës”, shkruan “Bota sot”.

"Me përfaqësuesit shqiptarë të ish-Jugosllavisë, ne formuluam tre opcione që i transmetuam Europës. Mundësia e parë: Kosova e pavarur, garanci për shqiptarët e Maqedonisë dhe njohja e statusit të kombit për ta, dhe autonomia e vetëqeverisjes për shqiptarët e Malit të Zi dhe Serbisë jugore (Luginës së Preshevës). Ky opsion mbështetet në parimin e respektimit dhe mosndryshimit të kufijve të ish-Jugosllavisë. Nëse do të kishte ndryshime të kufijve të brendshëm republikan, atëherë do të kërkojmë një Republikë që do të bashkonte të gjithë shqiptarët e ish-Jugosllavisë. Kjo është alternativa e dytë. Mundësia e tretë: nëse do të ketë një ndryshim në kufijtë të pranuar ndërkombëtarisht, ne do kërkojmë bashkim me Shqipërinë”, shkruan Rugova në librin “Çështja e Kosovës”, faqe 183, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat