Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të tjera lidhur me vrasjen që tronditi Ferizajn një orë më parë. Viktima që humbi jetën nga arma e zjarrit është M.A (gazeta e di identitetin e plotë të tij), ndërsa i dyshuari është SH.R, i cili është identifikuar nga policia dhe shpejt pritet të arrestohet
Kryeprokurori Shukri Jashari ka thënë motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa ka dhënë detaje të tjera për rastin.
“Rreth orës 12:30 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndodhur një vrasje viktima është M.A kurse i dyshuari SH.R,. I dyshuari është largu nga vendi i ngjarjes. Por i njëjti është identifiku dhe pritet të arrestohet nga policia”, tha Jashari.
Lajmin e ka ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.
“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.