Skandali i RTK-së, Nait Hasani nuk pranon të flas për filmin e dhëndrit të tij - Bota Sot
Skandali i RTK-së, Nait Hasani nuk pranon të flas për filmin e dhëndrit të tij

Aktuale

Skandali i RTK-së, Nait Hasani nuk pranon të flas për filmin e dhëndrit të tij

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:19
Dhëndri dhe Nait Hasani

RTK mbikëqyret nga Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, kryetar i të cilit është Nait Hasani.

Radio Televizioni Publik ka shpenzuar 18 mijë euro për të blerë filmin e dhëndrit të deputetit Nait Hasani. Ky film me regji të Luan Kryeziut, ka përfituar nga transmetuesi publik edhe një fond shtesë, edhe pse filmi veç e ka përfunduar misionin e tij. Kjo nxitë dyshime të mëdha për keqpërdorime dhe konflikt interesi, shkruan Insajderi.

Ky përfitim i dhëndrit të tij ka ndodhur pikërisht në kohën kur Hasani ishte duke u marrë me Ligjin për Pagat që përfshinte edhe RTK-në.

Hasani shfaqje në parlament si mbrojtës i taksave të qytetarëve kur theksonte nevojë për ta shndërruar RTK-në nga mediumi publik në atë shtetërorë.

Ndërkaq në prapaskenë, pikërisht nga RTK-ja përfitoi dhëndri i ‘mbrojtësit të taksave’.

Po ashtu, Insajderi ka siguruar kontratën e bërë ndërmjet RTK-së dhe kompanisë Iliria Film e cila ndër të tjera thotë: “Për nevojat e RTK-së pranohet oferta e kompanisë Iliria Film e cila është e pranueshme si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektin programor”.

Kjo kontratë është nënshkruar më 24 dhjetor të vitit 2018-të ndërsa filmi ‘Heroi’, premierën e ka pasur në vitin 2014 dhe ishte përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në film portretizohet jeta e një ushtari të UÇK-së, i cili bën gjithçka për të qëndruar besnik ndaj idealeve të tij, për të jetuar një jetë të ndershme duke shpresuar për ditë më të mira. Krenaria dhe dinjiteti kthehen kundër tij, kur shoqëria nuk ka më nevojë për të.

Media ka provuar të kontaktojë me deputetin Nait Hasani, nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë.

“Jo, nuk dua të flasë për këtë”, ka thënë Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...