Kelmendi: Në rastin e Drenasit ka të përshirë edhe persona tjerë

Aktuale

Kelmendi: Në rastin e Drenasit ka të përshirë edhe persona tjerë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Miradije Kelmendi gjatë raportimit të saj para Komisionit për Punë të Brendshme

Kryeshefja Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi,gjatë raportimit të saj para Komisionit për Punë të Brendshme lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas, Vesel Veseli, tha se dyshojnë se në këtë rast ka të përfshirë edhe persona tjerë të institucioneve të ndryshme.

Lidhur me telefonin që nuk e ka dorëzuar i  dyshuari, Kelmendi u shpreh se gjatë bastisjes e kanë gjetur vetëm një telefon që nuk ka qasje në rrjetet sociale, dhe se tani kanë kërkuar nga Telekomi i Kosovës që të dihet për vendndodhjen e atij telefoni.

E para Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës por raportonte kryeshefja e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, u arrestua edhe u lirua avokati, Gazmend Halilaj i cili bëri që rasti të të miturës nga Drenasi të rikthehet në prokurori. E pyetur për këtë çështje, Kelmendi nuk pranoi të flaës duke rekomanduar t’i drejtohemi Prokurorisë së Shtetit.

Përveç këtyre informacioneve mediat nuk u lejuan të marrin më shumë detaje rreth rastit të zyrtarit policor të Drenasit,  pasi që kryeshefja e IPK-së, Miradije Kelmendi ka kërkuar që mbledhja të mbahet e mbyllur me arsyetimin se rasti ende është duke u hetuar.

E ndaj kësaj pati kundërshtime të mëdha nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i cili u shpreh se ngjarja në Drenas ka qenë e shumë përfolur në publik dhe këta të fundit duhet të jenë të informuar më tutje nga ana e IPK-së çfarë po ndodhë.

Kelmendi para deputetëve ka treguar se me të marrë informatën kanë nisur hetimet të cilat kanë rezultuar me arrestimin e policit të dyshuar, mësimdhënësit dhe doktorit. Ajo shtoi se kanë kryer edhe disa bastisje në shtëpi dhe në ordinancën e doktorit të dyshuar, ku janë marrë edhe disa gjëra të nevojshme për procesin hetimor.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla  kërkoi sqarime nga Kelmendit rreth rastit të Policit nga Drenasi, i cili sipas raportimeve në media ka refuzuar të dorëzojë telefoninë tij hetuesve të IPK-së.

Sfeçla: A e ka dorëzuar i dyshuari telefonin e tij

“I dyshuari ka refuzuar të dorëzojë telefonin e tij, ku ndodhet tani a ndodhet në duart e hetuesve telefoni i tij apo jo dhe nëse po ka disa informata që informata nga telefoni janë duke rrjedhur pikë për pikë në opinion me qëllim të diskreditimit të viktimës”, pyeti Sveçla.

Lidhur me këtë çështje, kryeshefja e IKP-ës, Miradije Kelmendi tha :

Kelmendi: Nuk e kemi gjetur telefonin që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari

“Sa i përket telefonit të zyrtarit policor gjatë bastisjes së zyrës së tij dhe automjetit e kemi gjetur një telefon tjetër i cili nuk ka qasje në rrjetet sociale. Telefonin për të cili dyshohet që e ka përdorur dyshohet se nuk e ka pasur me vete, nuk kemi mundur ta gjejmë, besoj se kemi mjaftë dëshmi ...Nuk ka mundësi që është duke rrjedhur ndonjë informacion, hetimet do ta dëshmojnë...22’51 Tash i kemi bërë kërkesat edhe në postë për vendndodhjen dhe jemi duke i zhvilluar hetimet”, ka theksuar Kelmendi.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e pyeti Kelmendin se a ka persona tjerë të implikuar në këtë rast, me theks të veçantë a është i dyshuar edhe avokatin Gamend Halilaj i cili e kishte raportuar rastin e të miturës nga Drenasi.  

Selimi: A ka persona tjerë të përfshirë në rastin e Drenasit

“A ka persona tjerë të dyshuar si të inkriminuar në këtë rast, pra në rastin që po i referohemi, në rastin e zyrtarit policor V.V pra dihet që janë të inkriminuar zyrtari policor, më herë ka qenë një punonjës i arsimit dhe po ashtu edhe një gjinekolog...16’28 A është i dyshuar edhe avokati i cili e ka denoncuar rastin”, tha ai.

Në përgjigjen e saj kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës tha se ka edhe persona tjerë të përfshirë, madje edhe prej institucioneve tjera por që për shkak të hetimeve nuk mund të jap më shumë detaje.

Kelmendi: Ka edhe persona të tjerë të inkriminuar

“Ka edhe persona tjerë të inkriminuar në këtë rast dhe persona tjerë nga institucione tjera... 16’36 Jemi në fazën e hetimeve nuk kisha dhënë përgjigje”, ka theksuar Kelmendi.

Anëtari i Komisionit Rexhep Selimi, kërkoi sqarime nga Kelmendi për rastin e vitit 2015-të kur një zyrtar tjetër policor ishte përfshirë në aferë seksuale, dhe si pasojë e raportimit të rastit zyrtarja Valbona Osmani është ende e suspenduar nga puna .

Kelmendi tha se janë duke pritur përgjigje nga gjykata sa i takon të suspenduarës Valbona Osmanit.

Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit anëtari nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të kryeshefes Miradie Kelmendi.

Selimi: Nuk mund të përjashtohet që të rekomandohet edhe shkarkimi i Kelmendit

“Ekziston një grup punues për mbikëqyrjen e ligjit të Inspektoratit të Policisë të Kosovës grup punues i cili javën e ardhme do të përcjell rekomandimet ose draft rekomandimet te komisionit dhe pastaj të përcillen për seancë, prandaj nga ky pozicion nuk  mund të flas për rekomandimet e mundshme që ju po i referoheni si kërkesë për shkarkimin e kryeshefes së inspektoratit të Policisë së Kosovës nuk përjashtohet që ky mund të jetë edhe mendim i komisionit, por sidoqoftë kjo çështje do të trajtohet në rekomandimet e trupit punues”, ka deklaruar Selimi.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjësi  rastin e  abuzimit të vajzës së mitur nga Drenasi t`i shkojnë deri në fund.

Kujtojmë që para disa javësh dyshimet për abuzim seksual me të miturën 16 vjeçare nga Drenasi nga mësimdhënësi e më pas nga hetuesi policor në Drenasi shkaktoi shumë reagime e protesta të shumta, si dhe arrestimin e zyrtarit policor dhe mësimdhënësit, derisa gjinekologu është në arrest shtëpiak. /B.Ibishi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat