Hoti i reagon Thaçit, tregon të vërteten e qëndrimit të presidentit Rugova sa i përket kufijve - Bota Sot
Hoti i reagon Thaçit, tregon të vërteten e qëndrimit të presidentit Rugova sa i përket kufijve

Aktuale

Hoti i reagon Thaçit, tregon të vërteten e qëndrimit të presidentit Rugova sa i përket kufijve

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 14:19
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rreth idesë për korrigjimin e kufirit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi nuk mund të thirret në deklarimet e Presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundërkushtetuese.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idene e ndarjes territoriale te Kosoves. Kjo eshte e verteta.

Presidenti aktual nuk mund te thirret ne deklarimet e Presidentit Rugova per te perligjur aktet e veta kunderkushtetuese.

Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten "Zeri", te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyet z.Shala, te cilin e ka ne zyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...