Deklarohet Prokuroria: Avokati që zbuloi rastin e abuzimit me të miturën në Drenas nuk është arrestuar - Bota Sot
Deklarohet Prokuroria: Avokati që zbuloi rastin e abuzimit me të miturën në Drenas nuk është arrestuar

Aktuale

Deklarohet Prokuroria: Avokati që zbuloi rastin e abuzimit me të miturën në Drenas nuk është arrestuar

Nga: A.ZH Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 15:12
Gazmend Halilaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se avokati Gazmend Halilaj, që mbrojti mësuesin nga Drenasi pas arrestimit nga Policia, nuk është arrestuar, por është intervistuar.

Prokuroria ka treguar se intervistimi i avokatit Halilaj, është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit të të miturës në Drenas.

Reagimi i plotë nga Prokuroria:

 Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, lidhur me lajmin e publikuar sot në media të ndryshme se është arrestuar avokati që mbrojti mësuesin nga Drenasi pas arrestimit nga Policia.

Për hir të informimit të drejtë e të saktë, ju njoftojmë se avokati, Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar, siç kanë shkruar sot disa media.

Intervistimi i avokatit Halilaj, është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit që jeni tashmë të gjithë në dijeni.

Po ashtu, Prokuroria e Prishtinës, ju njofton se për këtë çështje vendosim ne duke u bazuar në prova dhe fakte konform dispozitave ligjore, si dhe, në asnjë mënyrë nuk biem në ndikim të askujt, për asnjë rast e as për rastin në fjalë.

Andaj, kërkojmë nga të gjitha mediat mirëkuptim, që të mos publikojnë shkrime të pakonfirmuara nga Sistemi prokurorial e posaçërisht kur ka të bëjë me punën e prokurorëve,  me të  cilat e pengojnë dhe mund të dëmtojnë  rrjedhën normale të hetimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...