Sherifi: Me Serbinë mund të flasim tema tjera – jo për ato që i kemi arritur me gjak

Aktuale

Sherifi: Me Serbinë mund të flasim tema tjera – jo për ato që i kemi arritur me gjak

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:04
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova mund të flasë me Serbinë për tema të tjera, por asnjëherë për çështjen e territorit.

“Nuk mund të ketë marrëveshje që e prek territorin. Mund të flasim për tema të tjera, ama jo për arritjet që i kemi bërë më gjak”, ka thënë Sherifi në Info Magazine.

“Nuk mundet asnjë popull të nxjerrë në tavolinë atë që e ka fituar. Ne jemi kundër vizatimit të territoreve”.

“Interesi për marrëveshje është më i madh i Serbisë sesa i joni. Kjo marrëveshje e çon Serbinë drejt BE-së – por jo kjo marrëveshje të arrihet me çmim të territorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat