Takimi BE- Slloveni rreth dialogut: Kërkohet zgjidhja e problemit në mënyrë paqësore

Aktuale

Takimi BE- Slloveni rreth dialogut: Kërkohet zgjidhja e problemit në mënyrë paqësore

Nga: F. B. Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:35
Federika Mogherini

Duke folu për situatën në Ballkan dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, takimi mes Sllovenisë dhe BE-së rreth çështjes së Kosovës u shprehen se duhet të jemi “Të guximshëm dhe të kujdesshëm” , shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka theksuar se është e nevojshme një zgjidhje origjinale dhe multi-etnike për çështjet në regjion, por nuk guxon që zgjidhja të bazohet në parim etnik.

Këtë e tha Pahor në takim me përfaqësuesen e BE për politikë të jashtme Federika Mogherini me të cilën janë pajtuar se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të lejohet zgjidhje “jashtë kornizave” edhe pse nuk bazohet në parimin etnik.

Pahor i ka thënë Mogerinit se është e nevojshme të kërkohet një zgjidhje origjinale për problemet bilaterale dhe çështje multilaterale, por që nuk guxon të bazohet në parime etnike.

Ai është shprehur i lumtur që Mogerini ka qëndrime të njëjta që i përshkroi “të guximshme”, por të kujdesshme, sepse është i bindur se disa mendime “jashtë kornizës” janë të nevojshme pas një viti të rrugës pa krye.

Pahor ka thënë se kur është paraqitur iniciativa për zgjidhje kompromisi që nënkuptonte ndryshim kufiri kjo ka nxitur dyshime në perëndim. Por theksoi se duhet të jemi të hapur për zgjidhje origjinale, me kusht që procesi të përfundoj të udhëhequr me respektim ndërsjellë dhe mbikqyrje të disiplinuar të bashkësisë ndërkombëtare që do evitonte dëmet kolaterale tek fqinjtë.

“Jemi mbështetës të zgjidhjes paqësore, vetëm se ata të vendosin a duan të mendojnë jashtë kornizave” tha Pahor dhe shtoi se është kundër zgjidhjes që bazohet në parim etnik dhe ai mos të shkaktojë dëme tek fqinjët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat