LVV: Trepçës duhet t'i kthehen investimet, minatorëve dinjiteti

Aktuale

LVV: Trepçës duhet t'i kthehen investimet, minatorëve dinjiteti

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 20:38
Albin Kurti

“Sot kujtojmë rezistencën heroike të minatorëve të Trepçës, grevën që shënoi fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e çlirimit nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas LVV-së, pas ngjarjes së studentëve në vitin ‘81, “kjo është ngjarja tjetër e rëndësishme që edhe e shënoi Kosovën në hartën ndërkombëtare, edhe e mobilizoi popullin në rezistencë ndaj agresionit të Serbisë”.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Sot kujtojmë rezistencën heroike të minatorëve të Trepçës, grevën që shënoi fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e çlirimit nga Serbia. Pas ngjarjes së studentëve në 81, kjo është ngjarja tjetër e rëndësishme që edhe e shënoi Kosovën në hartën ndërkombëtare, edhe e mobilizoi popullin në rezistencë ndaj agresionit të Serbisë. Ato tetë ditë të grevës, në zgafellën e errët të minierës së Stantërgut, kujtohen si ditë që nxorrën në dritë atë që është më e çmueshme për një popull: besimin se një luftë e përbashkët drejt çlirimit nga një Serbi okupatore, e shoviniste - është i mundshëm, dhe kjo na bënë të jemi krenar në çdo përvjetor.

Sot, Trepça ka potencialin që sërish të kontribuojë në nxjerrjen e një të ardhme për shqiptarët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë, por nuk është se po punohet në atë drejtim. Qeveritarët e kanë lënë këtë ndërmarrje pa investime, e punëtorët me paga e pensione aq të ulëta sa nuk kanë siguri as të punojnë e as të banojnë në ato anë. Kjo duhet të ndryshojë, ndërmarrjes duhet t'i kthehen investimet e punëtorëve, minatorëve dinjiteti, në mënyrë që gjithë qytetarët të përfitojnë një të ardhme më prosperuese në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat