"Millosheviq ka dhënë sinjale se nëse Kosova jep veriun, nuk do të ketë luftë"

Aktuale

"Millosheviq ka dhënë sinjale se nëse Kosova jep veriun, nuk do të ketë luftë"

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 21:15
Edita Tahiri

Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se synimet e Serbisë për ta marrë veriun e Kosovës nuk janë të reja.

Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ish-diktatori jugosllav, Sllobodan Millosheviq, kishte dhënë sinjale se nëse Kosova jep veriun, do t’i shpëtojë luftës.

Këto sinjale të Millosheviqit i janë përcjellë Kosovës nga diplomatë të regjimit të tij, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, kjo ka ndodhur në vitin 1994 apo 1995.

Përgjigja e Kosovës “ka qenë kategorike”, ka treguar Tahiri.

“E para, veriu i Kosovës është shqiptar. E dyta, është pjesa më e pasur e Kosovës. Një Kosovë e pavarur mund të mbijetojë si shtet, kur ka diçka nga pasuritë”, është shprehur ajo.

“Synimet e Serbisë për veriun nuk janë të reja, nuk janë të sotmes”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat