Krasniqi thotë se LDK-ja është shumë afër bashkimit me Qeverinë, deklarata e Thaçit u bë në koordinim me LDK-në

Aktuale

Krasniqi thotë se LDK-ja është shumë afër bashkimit me Qeverinë, deklarata e Thaçit u bë në koordinim me LDK-në

Nga: N.Sh Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 21:36
LDK

Politologu, Faik Krasniqi thotë se është rrenë e kulluar deklarata e presidentit Hashim Thaçi për kufijtë ku e përmendin ish-presidentin historik Ibrahim Rugovën.

Krasniqi thotë se kjo deklaratë e Thaçit u bë në koordinim me eksponentët e LDK-së.

Krasniqi pohon se është afër që LDK-ja t’i bashkohet koalicionit aktual qeverisës, por sipas tij, kjo do të iu kushtoj në vota.

Krasniqi tutje shprehet se, koalicioni LDK-VV është më i duhuri për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ja postimi i plotë:

Udheheqesit e larte dhe kryesia e LDK-se jane afer t'i bashkohen kesaj qeverie, edhe pse nuk e kane mbeshtetjen e anetaresise se gjere. Kjo po kundershtohet ashper edhe nga nje pjese e mire e kesaj partie, duke perfshire edhe shume deputete te saj. Tashme e dime se kush mund te jene ata. Hashim Thaci nuk e tha rastesisht se Presidenti Rugova ka qene per te ashtuquajturen korrigjim te kufijve, gje qe eshte genjeshter e kulluar. Ajo deklarate eshte bere ne kordinim me eksponente te LDK-se, ne menyre qe te arsyetohen para elektoratit bashkeqeverisjen me PDK-ne dhe klanin Pronto. Nese anetaresia e gjere e LDK-se dhe simpatizantet e saj ja duan te miren Kosoves dhe LDK-se, duhet te dalin fuqishem kunder ketij koalicioni te djallit, dhe t'ua bejne me dije qe nese ndodh nje bashkeqeverisje me PDK-ne, mos te llogarisin me ne votat e tyre. Presioni i madh edhe kryen pune, sepse Hashim Thacit i duhet edhe nje parti per te arritur qellimin e tij per ndarjen e Kosoves. Vetem nje koalicion VV-LDK eshte i duhuri per Kosoven dhe qytetaret e saj, nje koalicion qe Klanin Pronto do ta dergonte ne opozite, dhe shume prej tyre drejtesia do t'i fuste edhe ne burg. Ju lutem, mos u beni edhe nje here paterice e Hashim Thacit dhe Klanit Pronto!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat