“Ramushi i frikshëm për PDK-në”!

Aktuale

“Ramushi i frikshëm për PDK-në”!

Nga: N.Sh Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 23:14
Ramush Haradinaj

Profesor dr. Bainak Maxharraj thotë se kryeministri Ramush Haradinaj është bë i frikshëm për PDK-në.

Sipas tij, askush nuk ka mundur që të ia lidhë këmë e duar PDK-së sesa Ramush Haradinaj.

Ai thotë se PDK-ja po i tutet, sepse Haradinaj i dërgon menjëherë në zgjedhje, nga të cilat thotë se dalin në opozitë.

Ja postimi i plotë:

RAMUSHI I FRIKSHEM PËR PDK

Nuk ka ba vaki që në skenën politike kaq shumë të ia lidhë këmbë e duar PDK (Klanit Pronto) se sa Ramush Hrajdinajt, të cilit po i tutën, bile edhe qenefa po i quanë, e spo guxojnë me ju ndi, sepse Ramboja menjëherë e qonë në zgjedhje nga te cilat dalin jashtë lojës (në opozitë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat