Edita Tahiri e quan Edi Ramën “postier” të Serbisë

Aktuale

Edita Tahiri e quan Edi Ramën “postier” të Serbisë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 01:01
Edi Rama dhe Edita Tahiri

Ish-kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka goditur kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “postier” të Serbisë.

Tahiri ka thënë në emisionin “Pressing”, se Rama është bërë postier i idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Idenë për kufijtë, sipas saj, Rama ia ka sjellë në Kosovë presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Në kohën kur ne përjetonim gjenocid, ai ishte refugjat në Evropë”, ka thënë Tahiri, duke iu referuar Ramës.

“Nuk e ka për zemër këtë punë”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat