Vizatimet e Thaçit në konferencë, i bie “X” Haradinajt

Aktuale

Vizatimet e Thaçit në konferencë, i bie “X” Haradinajt

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 07:24
Hashim Thaçi

Dje gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte në një konferencë së bashku me liderët e vendit, nga ku shpërfaqi edhe njëherë idenë e tij për shkëmbim të territoreve.

Por, pasi që debate si duket nuk i pëlqeu i pari i shtetit zgjodhi të vizatonte në dokumentet të cilat i kishte me vete.

Të njejtat pasi që u largua nga konferenca i la në tavolinën ku po qëndronte ulur.

Përmes ‘artit” të tij, presidenti shfaqi edhe mllefin që ka me kundërshtarin më të madh të korrigjimit të kufijve, Ramush Haradinaj.

Politika kosovare është e ndarë sa i përket mënyrës se si duhet gjindet zgjidhja rreth dialogut me Serbinë; ka shumë ide - njejtë si këto shigjeta të presidentit.

Kurse situata aktuale politike në vend përshkruhet më së miri nga ky punim i presidentit i realizuar nga Thaçi, në kohën kur po diskutohej për një zgjidhje ideale që t’i relaksonte.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat