Turqia do të mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet

Aktuale

Turqia do të mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Ramush Haradinaj dhe Çagri Sakar

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, të cilin e uroi për marrjen e mandatit të ri dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë vendit tonë në periudhat e shtetndërtimit.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi diplomatin turk për prioritetet e qeverisë, duke shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët. 

Ndërsa, ambasadori Sakar  tha se Republika e Turqisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën në të gjitha aspektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat