Pacolli: Lajm i jashtëzakonshëm, Japonia hap ambasadën në Prishtinë

Aktuale

Pacolli: Lajm i jashtëzakonshëm, Japonia hap ambasadën në Prishtinë

Nga: D.RR Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Behgjet Pacolli

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se është nder dhe lajm i jashtëzakonshëm që Japonia do të hap ambasadë në Republikën e Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Ai u takua me ministren e shtetit për punë të jashtme të Japonisë Abe Toshiko.

Postimi i plotë:

Nder i veçantë të mirëpres në Prishtinë, ministren e shtetit për punë të jashtme të Japonisë Abe Toshiko. Japonia është vend që ka dhënë dhe vazhdon të jap shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Japonia si vend me interes strategjik për vendin tonë, bën pjesë në mesin e aleatëve të fuqishëm me të cilët në këtë 10 vjetor të marrëdhënieve diplomatike synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral. 
Lajmi i mirë në këtë drejtim është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë që do të hap një dimension të ri në marrëdhëniet tona. 
Në shenjë miqësie mes dy popujve tanë, pranë shtatores së Ismajl Qemalit, bashkë me ministren Abe dhe kryetarin e Prishtinës z.Ahmeti mbollëm edhe një qershi japoneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat