Haxhiu: Thaçi po shkatërron gjithçka shtetërore

Aktuale

Haxhiu: Thaçi po shkatërron gjithçka shtetërore

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:34
Albulena Haxhiu

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena Haxhiu ka kritikuar presidentin e vendit Hashim Thaçi për mos dekretimin e emrave për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një konferencë për media Haxhiu ka theksuar se KQZ-ja si një institucion që siguron demokracinë, është duke u mbajtur peng nga presidenti Thaçi.

“KQZ si institucion i rëndësishëm për demokracinë në vend nuk duhet të mbahet peng nga grupe politike, institucione etj. Thaçi po përpiqet që çdo ditë të shkatërroj çdo gjë shtetërore”, ka thënë ajo.

Kjo sipas Haxhiut po bëhet për arsye se Thaçi nuk po mund ta pranojë faktin që VV-ja k më shumë përkrahje nga populli.

“Ai nuk po mund ta pranojë faktin që Vetëvendosja mori përkrahje më të madhe dhe po vazhdon të marrë edhe më tej”
 
Sipas Haxhiut përbërja e KQZ-zë duhet të jetë siç e do populli e jo siç do Thaçi.

“Përbërja e KQZ-së duhet të jetë siç do populli e jo si do Hashim Thaci.  Lëvizja nuk do të lejojë përdhosjen e votës së popullit nga Hashim Thaci. Vetëvendosje në zyrën e presidentit ka dërguar dy emra për dekretim Andan Rrustemi dhe Nazlie Balaj”, ka thënë ajo.

Ndërsa ish-anëtari i lëvizjes Vetëvendosje në KQZ Adnan Rrustemi ka thënë që mosdekretimi i këtyre anëtarëve ka bërë që shumë çështje që drejtohen nga KQZ-ja kanë mbetur peng.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat