Familjarët e vajzës nga Drenasi tregojnë tmerrin që po përjetojnë këto ditë - Bota Sot
Familjarët e vajzës nga Drenasi tregojnë tmerrin që po përjetojnë këto ditë

Aktuale

Familjarët e vajzës nga Drenasi tregojnë tmerrin që po përjetojnë këto ditë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Vajza

Rasti i abuzimit të vajzës nga Drenasi vazhdon ta trondisë edhe më tej opinionin kosovar.

Sipas dyshimeve të prokurorisë, vajza fillimisht ishte shfrytzuar seksualisht nga profesori i saj në shkollën ku vijonte mësimin, ndërsa pasi kishte shkuar për të paraqitur rastin në polici, vajza ishte abuzuar seksualisht edhe nga polici hetues.

Përderisa hetimet nga Prokuroria janë duke vazhduar, në media kanë lajme rreth avokatit i cili e kishte bërë publik rastin e vajzës, Gazmend Halilaj.

Ditën e djeshme, Halilaj është ftuar në prokurori për t’u intervistuar në vazhdën e hetimeve rreth rastit.

Prokuroria kishte ngritur dyshime se edhe avokati ka abuzuar me vajzën, duke u bazuar në fotografitë dhe SMS-të, që Halilaj kishte shkëmbyer me vajzën.

Në një prononcim avokati Halilaj i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se do të presë që drejtësia ta thotë fjalën e fundit.

“Na ruaj Zot, në asnjë rrethanë nuk qëndrojnë pretendimet e prokurorisë, por do të presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë Halilaj.

Ballkani.info sot ka kontaktuar edhe me familjarë të vajzës, të cilët kanë thënë se janë ende të tronditur nga rasti.

“Ne momentalisht nuk jemi duke dalur nga shtëpia, poashtu edhe vajza. Po ndihemi të rrezikuar njëfarë forme, duke parë se çfarë po ndodh. Psikikisht jemi të gjithë shumë keq. Nuk është lehtë për ne në vendin ku jetojmë të na ndodh diçka e tillë”, ka thënë një familjar i vajzës

Kujtojmë, se vajza kishte hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë se edhe avokati kishte abuzuar me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...