Isa Mustafa e ripërsërit: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk duhet të prek kufijtë e Kosovës

Aktuale

Isa Mustafa e ripërsërit: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk duhet të prek kufijtë e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:56
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se, marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa u cenuar shtetësia e Kosovës.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet në mënyrë që mos të preken kufijtë, integriteti territorial i Kosovës.

Ai thotë se tendenca qëllimkëqia po mundohet të relativizojnë qendrimin e LDK-së për dialogun.

Ja postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve. Po shkëpus një pjesë të tekstit nga dokumenti, që pasqyron qëndrimin e LDK-së:

LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut.

(Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar ne faqen zyrtare të LDK-së).

Çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat